Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova ka mbajtur takim pune me përfaqësues të shoqatës joqeveritare Lëvizja e Ambientalistëve të Maqedonisë – LAM.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e shoqatës joqeveritare informuan për projektet e realizuara me sukses në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së natyrës, si dhe ndërgjegjësimin e publikut për problemet mjedisore me të cilat përballemi çdo ditë.
Ministrja Shukova shprehu kënaqësinë që ka vullnet të mirë të ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet MMJPH-së dhe LAM-it për të mundësuar rritje të qëndrueshme, ruajtje, mbrojtje dhe përmirësim të cilësisë së mjedisit jetësor dhe cilësisë së jetës së njerëzve.