Në bazë të nenit 218 paragrafi (1) i Ligjit për ujërat (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 87/08, 6/09, 161/09, 83/10, 51/11, 44/12, 23/13, 163 / 13, 180/14, 146/15 dhe 52/16) Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të mbajtur më 28.12.2019, miratoi PROGRAMIN E MENAXHIMIT TË UJËRAVE PËR VITIN 2020
Programi i menaxhimit të ujërave për vitin 2020 është shpallur në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.278 / 19 më 28.12.2019
Fondet nga ky programi do të përdoren në bazë të aplikacioneve dhe dokumenteve përkatëse të përcaktuara në nenin 4 të Programit:
– Kërkesa mund të paraqesin njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjet publike komunale, më së voni deri 31.03.2020 për financimin e “Ndërtimit të objekteve të reja të furnizimit me ujë dhe mirëmbajtjen e atyre ekzistuese”.
– Kërkesa mund të paraqesin njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe ekonomitë e ujërave përgjegjëse për rregullimin e rrjedhave ujore, më së voni deri 31.03.2020 për financimin e “Rregullimit të rrjedhave ujore për mbrojtjen nga efektet e dëmshme të ujit”.