Ministri Nuredini, si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, Kryetarin e Koçanit Nikollço Iliev, dhe në prani të përfaqësuesve të Ambasadës Zvicerane morën pjesë në vizitën e Ponikva dhe në aktivitetet për të vënë në funskion qendrën e skijimit dhe ndërtimin e shtëpizës malore.
Në fjalën e tij, Ministri Nuredini iu referua rëndësisë së mbrojtjes së natyrës dhe vuri në dukje se në këtë mënyrë merren përfitime të shumta – ruajtja e vlerave unike natyrore, mbrojtja e biodiversitetit specifik dhe larmia e peizazhit, por edhe për hapjen e mundësive të reja për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë lokale.
“Duke e shpallur Osogovën një zonë të mbrojtur, përqindja e zonave të mbrojtura në vend u rrit në 10.8%. Sot ne shikojmë në mënyrë specifike se çfarë nënkuptojnë investimet në shërbimet e eko-sistemit. “Shpresoj që historia e suksesit të ‘Osogovës së mbrojtur’ do të jetë një shembull i mirë për proceset e tjera që po drejtojmë aktualisht – përfshirë shpalljen e Malit Sharrsi një park kombëtar, i cili do të hapë të njëjtat mundësi për popullatën lokale,” tha Ministri Nuredini dhe shtoi se është jashtëzakonisht krenar që Qeveria shpalli një zonë të re të mbrojtur. https://vlada.gov.mk/node/23695?ln=sq
Shpallja e Osogovës si zonë e mbrojtur do të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë lokale
December 25, 2020