Pres konferencë: Zëvendësministri Jani Makraduli

6Të nderuar, Më lejoni që me ju të ndajë nderin, që në emër të ministrit Sadulla Duraku dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot kam mundësinë të njoftojë se do ta realizojmë aksionin humanitar ekologjik “Një Kapak-Një Shpresë”.

Qysh kur u njoftua se  ekzistojnë probleme serioze me transportimin, deponimin dhe riciklimin e kapakëve të mledhur, Ministria u përpoq dhe gjeti një zgjidhje se si të ndihmojë që ky aksion i bukur, edukativ dhe tashmë i përhapur të mbijetojë.

Duke rritur resurset tona dhe ato të partnerëve tanë nga bashkësia e biznesit përcaktuam modelin që do të mundësojë rrjedhën e qetë të aktiviteteve. Aktivitetit iu bashkangjitën:

– Kompania për menaxhim me paketim dhe mbetjet nga paketimi Pakomak, e cila do të kujdeset për marrjen dhe transportin e kapakëve të mbledhur,

– Kompania për riciklim SNS Re-Plast, e cila do ti marrë dhe do ti riciklojë kapakët,

Siç ishte paraparë, për llogari të kapakëve të grumbulluar do të dhurohen karroca për invalidë, dhe vendosëm kjo të jetë Shoqata e personave me paraplegji dhe kuadriplegji „Pa kufizime“.

DSC_0711Aksionin e ripërtërirë, simbolikisht e quajtëm „Një kapak-Një shpresë +“.

Krahas aspektit humanitar, ky aksion ka një nivel jashtëzakonisht të lartë, dhe do të doja të theksoj gatishmërinë e Qeverisë për mbështetjen e kompanive vendore që i menaxhojnë mbeturinat.

Të gjitha ata që kanë mbledhur kapakë dhe presin t’i dorëzojnë , si dhe  ata të sapombledhur duhet të raportojnë vendndodhjen dhe personin e kontaktit në faqen e fejsbukut

https://www.facebook.com/ednokapaceednanadezplus/ .

linku është në dispozicion edhe përmes Ueb faqes së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor:

www.moepp.gov.mk

5Për informata plotësuese mund të lajmëroheni në Sektorin e Komunikimit me publikun të MMJPH-së në numrin e tel: 02/3225 237.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor beson se aksioni do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, kurse vet ministria është e gatshme të inkuadrohet që në fillim të aksionit.

Njëkohësisht, përshëndes angazhimin e deritashëm të të gjitha palëve të interesuara të përfshira në këtë aksion humanitar, para së gjithash  Asociacionin e studentëve të mjekësisë në Maqedoni, i cili e filloi dhe me entuziazëm e zbatoi këtë aksion që nga viti 2013, pastaj të gjithë fëmijët human, nxënës, arsimtarë, qytetarë, kompani dhe firma , të cilat duke i mbledhur kapakët treguan se si kujdesi për mjedisin jetësor mund të bëhet human dhe të jetë realizim i shpresës së dikujt.