Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se sipas të dhënave nga Sistemi Automatik Shtetëror i Monitorimit më datë 08.02.2024, përqëndrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 150 µg/m³ dhe episodi me tejkalim të pragut të alarmit për grimcat PM10 ndërpritet në Strumicë.
Me këtë ndërpriten masat dhe rekomandimet për tejkalimin e pragut të alarmit.