(15.02.2017) Sot në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë u prezentua draft-raporti për emetimet nacionale të gazrave serrë, i përgatitur në kuadër të projektit “Raporti i dytë dyvjeçar për ndryshimet klimatike“.Raporti është hartuar në bazë të analizave të bazës së azhurnuar të emetimeve të gazrave serrë(inventar), e cila tani përmbanë informata të plota për periudhën 1990-2014 të përcaktuara me Konventën kornizë të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike:
- gjashtë gazra serrë(CO2, CH4, N2O, HFC, PFC, dhe SF6)
- katër gazra serrëme ndikim indirekt (CO, NOx, NMVOC dhe SO2)
- pesë kategori (еnergjetikë;procese industriale;bujqësi, pylltari dhe ndryshimi i shfrytëzimit të tokës;mbeturinat;prekursorë dhe emetime indirekte)
- dhe rreth 60 nënkategori të të dhënave
Të dhënat e inventarit dhe analizat e raportit përveç që do të mundësojnë shteti të informojë në përputhje me detyrimet ndaj Konventës për ndryshimet klimatike dhe kërkesave të Bashkimi Evropian, do të mundësojnë edhe krijimin e një ideje më të qartë për mundësitë reale për përparimin ekonomik të shtetit i përcjellur me emetime të ulëta të karbonit.
Karakteristika kryesore e këtij dokumenti , i cili është hartuar me metodologji për të cilën janë të obliguar shtetet e zhvilluara, është se mundëson zbatueshmëri të të dhënave të fituara me të gjitha shtetet e botës.
Për analizat e kryera në pjesën më të madhe shfrytëzohen të dhëna zyrtare nacionale( të marra ng Enti i Statistikës i RM-së) dhe një pjesë e vogël nga vlerësimet e ekspertëve, që vërteton besueshmërinë dhe saktësinë e rezultateve të marra si dhe vendosja e sistemit të qëndrueshëm dhe sistemik për grumbullimin e të dhënave të nevojshme për emetimet e gazrave serrë.
Në kuadër të punëtorisë, u diskutuan rezultatet dhe rekomandimet për përmirësimin e draft- rezolutës për të gjithë sektorët e përfaqësuar, me qëllim të gjetjes së mënyrave për grumbullimin e të dhënave që do të mundësojnë inventar më detajor. Meqë, sa më e mirë të jetë baza(inventari)-aq më të mira janë rezultatet( shtet i zhvilluar ekonomikisht me emetim të ulët të karbonit).
Projekti realizohet si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara(UNDP) dhe Fondit global ekologjik (GEF).