(26.01.2017) Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, iu drejtua të pranishmëve në ngjarjen përfundimtare të Tuining projektit ”Përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve për implementim më të efektshëm të legjislacionit evropian në sferën e cilësisë së ajrit“, në të cilën ekspertë të vendit dhe të Finlandës dhe Austrisë i prezentuan rezultatet e arritura me zbatimin e tij.
– Në kuadër të këtij projekti u përforcuan kapacitetet administrative për zbatimin e monitorimit të cilësisë së ajrit , u përgatit inventari i emetimeve të substancave ndotëse në nivel nacional, u përmirësua modelimi i dispersuar për vlerësimin e cilësisë së ajrit ambiental dhe u zbatua fushata për matje plotësuese të përbërjes së grimcave PM10 me qëllim të përcaktimit të përqëndrimeve të burimeve të emetimeve. Gjithashtu, u përgatit një raport për gjendjen me cilësinë e ajrit në dekadën e kaluar, u përmirësuan funksionalitetet e portalit për cilësinë e ajrit, u hartuan dokumente planore për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup dhe Tetovë, ndërsa për here të pare u përfshinë edhe aktivitete të lidhura me aspektin shëndetësor dhe ndikimin e cilësisë së ajrit ndaj shëndetit të njerëzve, theksoi ministri Ameti.
Tuining projektit u realizua për 21 muaj ( maj 2015-janar 2017) dhe me buxhet prej 1,1 milion euro.
Institucioni kryesor – shfrytëzuesi i projektit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Instituti për shëndet publik, Qyteti i Shkupit dhe komuna tjera gjithashtu ishin përfshirë në aktivitetet e projektit. Partnerë kryesorë nga vendet- anëtare të BE-së ishin Instituti meteorologjik i Finlandës dhe Agjencia e mjedisit jetësor e Austrisë.
Si pjesë të aktiviteteve të tuining projektit u bënë përpjekje për përmirësimin e vetëdijes publike për çështjet të lidhura me cilësinë e ajrit. Për këtë qëllim ishte disenjuar fushata për ngritjen e vetëdijes publike dhe rritjen e kontributit të qytetarëve në përmirësimin e cilësisë së ajrit në jetën e përditshme.
Fjalë hyrëse mbajtën edhe shefi i delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, atasheu Anti-Veiko Kautonen.