(17.02.2015) Duke shprehur kënaqësinë e mundësisë nga ekspertët teknik të Agjencisë së Japonisë për Tregti të Jashtme (JETRO) që t’i prezantojnë teknologjitë e reja japoneze për ndërtimin-rikonstruksion e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit duke zvogëluar gropimin e gropave, Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, në fjalimin e mbajtur sot në Seminarin teknik në h. Karposh në Shkup, theksoi:
– Më gëzon fakti se njohja me teknologjitë e reja japoneze për rehabilitimin e rrjeteve për furnizimin me ujë dhe kanalizimin do të bëhet para kuadrove relevante teknike nga Ndërmarrjet Publike Komunale në Republikën e Maqedonisë, por edhe para sjellësve të vendimeve në nivel lokal dhe kombëtarë, para administratës komunale, si dhe Ministrisë së Financave. Sinqerisht shpresoj se ky seminar do ta plotësoj qëllimin e tij në drejtim të njohjes fillestare të teknologjive japoneze dhe se të njëjtat do të shkaktojnë një interes të madh te të gjithë të pranishmit për zbatimin e procesit të planifikimit, por edhe në ndërtimin ose rikonstruksionin e sistemeve ekzistuese të kanalizimit.
Sipas, përvojës së deritanishme, Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar, nëpërmjet të ekspertëve të projekteve që kanë të bëjnë në mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor, aktivisht ndihmuan gjatë përpunimit të Studimit për stacionin për pastrimin e ujërave të zeza në qytetin e Shkupit dhe për studimin e fizibilitetit për përmirësimin e punës së sistemit të kolektorit të Liqenit të Ohrit në drejtim të rehabilitimit/ rikonstruksionit dhe ndërtimit të tubacionit për grumbullimin e ujërave të zeza në Rajonin e Ohrit.
Në mes të dhjetorit të vitit 2014 u prezantuan të gjitha zbulimet nga ekipi japonez me 10 projekte të përcaktuara kryesore priorrtare për mbrojtje të plotë të Liqenit të Ohrit, për të cilat plotësisht duhet që të përcaktohet edhe konstruksioni investues dhe financiar duke pasur para sysh faktin se shifrat e propozuara janë tejet të larta.
Sipas fjalëve të Zëvendës ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet të Ministrisë, ndërsa në bashkëpunim me komunat relevante bën përpjekje për mbrojtjen e pellgut të Rajonit të Ohrit përmes disa aktiviteteve projektuese, ndërsa krahas mbështetjes japoneze midis tjerash edhe siguron mbështetje edhe nga Instrumenti për ndihmë paraqasëse e Bashkimit Evropian.
Ngjarja mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë. Në emër të agjencisë japoneze për tregti të jashtme të pranishmëve iu drejtua z. Hirofumi ONO.