YouTube: Iniciativa për hartimin e masave për përmirësimin e mjedisit
Në konferencën e sotme për shtyp në qendrën për shtyp në Qeverinë e R. së Maqedonisë zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli informoi se Qeveria në mbledhjen e djeshme formoi një Grup Punues Ndër-resorësh, nga disa institucione për monitorimin e gjendjes së ajrit ambiental dhe definimin e rekomandimeve dhe masave përkatëse për përmirësimin e cilësisë së ajrit . Me këtë rast Makraduli u bëri thirrje publike për kyçjen drejt kësaj iniciative të gjitha organizatave joqeveritare, shoqërive ekologjike dhe shoqatave të qytetarëve me qëllim që të arrihen masat dhe zgjidhjet sa më cilësore.
Komisioni synon të ndihmojë në ndryshimin e praktikës në fusha të ndryshme, por edhe të ndryshojë zakonet e të gjithëve në drejtim të mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit.
Zonat në të cilat parashikohen rekomandimet, masat dhe veprimet për reduktimin e ndotjes janë:ngrohja e amvisërive, transporti publik, masat për reduktimin e ndotjes nga trafiku, ndërtimi, kapacitetet industriale, mënyra më adekuate dhe më bashkëkohore për trajtimin e mbeturinavepërmes zbatimit të zgjidhjeve bashkëkohore, teknologjike dhe inovative. Gjithashtu do të ndërmerren masa dhe iniciativa për edukimin dhe ngritjen e vetëdijes publike te të gjithë ne se të gjithë mund të kontribuojmë për reduktimin e ndotjes në mjedisin tonë.
Me këtë rast, Makraduli theksoi se veprime do të ndërmerren në bazë të parametrave dhe të dhënave reale, e jo në valën e ndonjë populizmi.
Paralelisht do të punohet në përgatitjen e një Plani të Ri Kombëtarë për mbrojtjen e ajrit ambiental (programi IPA 2).
Përveç kësaj do të propozohen iniciativa për ndryshimin e legjislacionit që të mundësohet zbatimi i masave të definuara siç janë:
Rritja e numrit të përdoruesve të sistemeve për ngrohje qendrore, mbështetja e një sistemi për ngrohje qendrore me gaz natyror., reduktimi i emetimeve nga ngrohja e amvisërive, si dhe rritja e kapaciteteve administrative që kanë të bëjnë me :
Kontrollin e oxhaqeve (kompetencë e Drejtorisë për Shpëtim dhe Mbrojtje),
cilësia e lëndëve djegëse të ngurta dhe llojet e furrave (kompetenca e Ministrisë së Ekonomisë).
Për sa i përket reduktimit të emetimeve nga trafiku do të propozohet:
Futja e regjimit të trafikut (Ministria e Punëve të Brendëshme, Vetëqeverisja Lokale)
Каtegorizimi i automjeteve sipas standardit EURO
Njëherësh, do të propozohen iniciativa për dhënien e subvencioneve për zëvendësimin e furrave të vjetra dhe blerjen e automjeteve me zero emetime, për ndryshimin e karburantit në sektorin e transportit;
Iniciativa për mbështetje financiare për zgjerimin e transportit publik me autobusë elektrik dhe futjen e transportit publik në qytetet e mëdha.;
Zgjerimi i sistemit të monitorimit shtetëror me një stacion të monitorimit mobil që do të mundësojë monitorimin e cilësisë së ajrit në ato qytete që nuk mbulohen nga rrjeti ekzistues
Monitorimi i grimcave të pezulluara deri në 2.5 mikrometra – PM2.5 në tre vende të tjera (Tetovë, Kumanovë, Manastir), duke filluar në qershor 2017 dhe intensifikuar, dmth mbikëqyrja më e shpeshtë e inspektimit me përdorimin e inspektimeve të jashtëzakonshme.
Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se nëse nuk merren masa, ekziston një mundësi reale për rritjen e ndotjes, sepse ne të gjithë e marrim ajrin e njëjtë, interesi ynë është i ndërsjellë.