(05.06.2019) Sot në Shkup u mbajt takimi i parë i punës për projektin “Përpilimii hartave të bimësisë pyjore për tri rajone pilot që mbështesin komunitetet bimore me lloje të rralla dhe të mbrojtura”, qëllimi kryesor i të cilit është mbrojtja e biodiversitetit nëpërmjet përpilimit të hartave digjitale të bimësisë pyjore .
Sipas përfaqësuesessë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Vesna Indova, me punëtorinë e sotme, do të përmirësohet bashkërendimi dhe do të mundësohet përfshirja e të gjitha palëve të interesuara, që është me rëndësi të jashtëzakonshme për arritjen e rezultateve të mira.
– Përpilimi i hartave dhe klasifikimi janë mjete të nevojshme profesionale për shpërndarjen, strukturën dhe përbërjen e komuniteteve të bimëve pyjore – tha përfaqësuesjae Zyrës së Programit të Mjedisit të OKB-së në Shkup Iskra Stojanova, duke theksuar se rezultatet e këtij aktiviteti të projektit do të kontribuojnë në azhurnimin e planit të ardhshëm kombëtar hapësinor, si dhe për azhurnimin e planeve ekzistuese të menaxhimit me pyjet nga aspekti i integrimit të aktivitetit biologjik.
Në takim, ekspertët nga kjo sferë paraqitën aktivitetet e projektit dhe metodologjinë për kryerjen e hulumtimeve, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave për përgatitjen përfundimtare të hartave të bimësisë pyjore për tri rajone pilot.
Me realizimin e këtij projekti institucionet relevante në vendin tonë do të ndihmohen për të përmirësuar politikat kombëtare dhe menaxhimin e pyjeve dhe ekosistemet pyjore, duke aplikuar parimet dhe praktikat për menaxhimin e pyjeve të qëndrueshme mjedisore dhe duke përfshirë elemente specifike për biodiversitetin e rrezikuar.
Projekti zbatohet në kuadër të projektit më të madh për mbrojtjen e biodiversitetit STAR 5 përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e shfrytëzimit të tokës financuar nga Fondi Global i Mjedisit (GEF) ndërsa zbatohet përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor UNEP, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe partnerit lokal Fondacioni ballkanikpër zhvillim të qëndrueshëm.