Fillon faza e zbatimit të Projektit për menaxhim ndërkufitar me basenin e lumit Drin

1(16.12.2015г) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, sot në Tiranë mbajti fjalim në takimin, me të cilin fillon faza e zbatimit të projektit GEF: “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar me resurset ujore në basenin e lumit Drin“.

– Shpresoj se gjatë zbatimit të projektit për lumin Drin, në tërësi do t’i përmbushim qëllimet e përcaktuara. Besoj se do të arrijmë konsensus midis palëve të interesuara, duke i përfshirë edhe temat aktuale si ndryshimet klimatike dhe variabiliteti si dhe do ta trasojmë rrugën për bashkëpunim sistematik në sferën e menaxhimit ndërkufitar me basenin e lumit Drin. Gjithashtu, shpresoj se modelet dhe projektet e ndryshme që do të demonstrohen do të na mundësojnë t’i mbështesim planet tona nacionale për menaxhim me nivelin e basenit të lumit përmes përforcimit institucional të menaxhimit të integruar me basenin e lumit Drin-deklaroi zv/ministri Temellkovski.

Projekti fillon me zbatimin e pesë komponentëve të tij: konsolidimin e njohurisë së përbashkët për basenin për analizë dhe mbikëqyrje të përbashkët, ndërtim në bazë të menaxhimit dhe përgatitjes së përbashkët. Plani strategjik për basenin, përforcim institucional – me qëllim formimin e Komisionit të përbashkët të Drinit, Demonstrimi i teknologjive dhe praktikave përmes projekteve pilot në basen, përfshirja e publikut në marrjen e vendimeve dhe ngritja e vetëdijes publike.

Projekti GEF për lumin Drin vjen si vazhdim logjik i deklaratës së Drinit, të procesit të Dialogut të Drinit i filluar në vitin 2009 dhe i Memorandumit për vizionin e përbashkët të pesë shteteve i nënshkruar në vitin 2011 që është kornizë e tërë procesit.

Në projektin GEF për basenin e Drinit do të marin pjesë 5 shtete:Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Greqia si partnere. Agjenci zbatuese do të jetë UNDP-ja, ndërsa bartës të aktiviteteve janë Ministritë kompetente për mjedisin jetësor nga të gjitha shtetet e përfshira. Është paraparë që në aktivitetet e Projektit të marrin pjesë një numër i madh i institucioneve kompetente, pushteteve lokale, sektorit joqeveritar dhe palë tjera të interesuara nga baseni i Drinit. Projekti është paraparë të zgjasë 4 vite dhe për të GEF ka ndarë gjithsej 5,5 milionë dollarë që do të zbaohen përmes ministrive kompetente.

 

Në takimin fillestar në Tiranë prezentim për projektin mbajti Dejan Panovski, një nga iniciatorët e procesit të lumit Drin.