(10.12.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, mbajti fjalim në hapjen e takimit fillestar të projektit “Stabilizimi i emetimit të gazrave serrë nga trafiku rrugor përmes zvogëlimit të dyfishtë të shpenzimit të karburantit: zbatimi rajonal i nismës globale për ekonominë e karburantit“.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes hartimit të Planit të tretë nacional për ndryshimet klimatike si dhe Kontributeve nacionale për ndryshimet klimatike në përpjekjet globale për zvogëlimin e emetimit të gazrave serrë, transportin e sheh si një ndër sektorët më të rëndësishëm që ndikojnë në emetimin e gazrave serrë. Sipas skenarëve zhvillimor për kërkesën e energjisë, kostos për sigurimin e energjisë së nevojshme dhe emetimeve të gazrave serrë në skenarë të ndryshëm zhvillimor deri në vitin 2050, pritet që emetimet e CO2 në transport të rriten mbi 140%.
Qëllimi i projektit “Stabilizimi i emetimit të gazrave serrë nga trafiku rrugor përmes zvogëlimit të dyfishtë të shpenzimit të karburantit: zbatimi rajonal i nismës globale për ekonominë e karburantit“ është që të kontribuoj për zvogëlimin e emetimit të CO2 nga ana e sektorit të transportit (automjetet e lehta) në Maqedoni, përmes hartimit të një politikë praktike nacionale për përtëritjen e makinave, si dhe të ndihmojë gjatë përgatitjes së regjistrit të automjeteve në vend sipas llojit të karburantit, klasifikimit EURO konkret, shpenzimit mesatar dhe kilometrazhit vjetor për makinë-deklaroi ministri Izairi në fjalimin e tij.
Projekti zbatohet nga UNEP–GEF në bashkëpunim me Qendrën rajonale të mjedisit jetësor – Zyra në Maqedoni, ndërsa shfrytëzuese kryesore është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila së bashku me rafinerinë OKTA e siguroi bashkëfinancimin nacional të projektit.