(13.04.2016) Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe kryetari i komunës së Likovës Sadulla Duraku, e nënshkruajtën marrëveshjen për bashkëfinacimin e projektit: “Ndërtimi i një pjese të rrjetit të kanalizimit në v.b Sllupçan, k. e Likovës”. Me ndërtimin e pjesëve të rrjetit të kanalizimit, sipas fjalëve të ministrit Ameti, do të sigurohet infrastruktura themelore e nevojshme jo vetëm për një jetesë më cilësore të banorëve të kësaj komune por edhe për një mbrojtje më të mirë të mjedisit jetësor.
Ky projekt është me vlerë prej 6 milionë denarë prej të cilave Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor siguroi 3 milionë denarë. I njëjti duhet që të përfundojë në afat prej 12 muajve.