U nënshkruan marrëveshjet për Programin e Menaxhimit të Ujërave për vitin 2018

duraki_dogovorizavodi(25.07.2018) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki,i nënshkroi marrëveshjet për alokimin e mjeteve për financim në kuadër të Programit të Menaxhimit të Ujërave për 2018. Sipas Konkursiti cili u shpall në fund të janarit, rreth 56.300.000 denarë u ndanë për 15 komuna në Maqedoni për Projektimin dhendërtimin e objekteve të reja ekzistuese publike të furnizimit me ujë dhe mirëmbajtjen dhe avancimin e tyre gjithashtu edhe për Rregullimin dhe rindërtimin e rrjedhave ujore.

Marrëveshjet janë nënshkruar me kryetarët e komunave të: Kërçovës, Bërvenicës, Sarajit, Krushevës, Çuçer Sandevës, Demir Kapisë, Tearcës, Likovës, Gjorçe Petrovit, Tetovës, Novacit, Strugës, Vrapçishtit, Kriva Pallankës dhe Koçanit.

Me këtë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke ndihmuar vetëqeverisjet lokale në pjesën e menaxhimit dhe mbrojtjes së cilësisë së ujit përmes përmirësimit të infrastrukturës për furnizimin me ujë dhe mbrojtjen e rrjedhave ujore, investon në arritjen e qëllimeve afatgjata – një cilësi më të mirë të jetës për popullsinë, parandalimin e pasojave nga përmbytjet dhe një mjedis më të pastër.