(15.05.2015.) – Mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së ujërave mbetet një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të cilat i realizojmë edhe përmes mbështetjes aktive financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale me investime në fushën e furnizimit me ujë, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza- theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi në fjalën hyrëse të nënshkrimit të 5 marrëveshjeve të para, nga gjithsej 30 sa janë, për mjetet që i ndajmë në përputhje me Programin për investim në mjedisin jetësor dhe Konkursin për ndarjen e mjeteve për financimin dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve tjera nga sfera e mjedisit jetësor për vitin 2015
Projektet e pranuara janë përfshirë me pikën 1 që ka të bëjë me Hartimin e dokumentacionit teknik dhe realizimin e projekteve dhe aktiviteteve për mbrojtje, ruajtje dhe përmirësim të cilësisë së ujërave.
Në këtë cikël të parë u nënshkruan marrëveshje me kryetarin e komunës së Gostivarit Nevzat Bejta për „Ndërtimin e kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Debresh, në gjatësi prej 1500 metrash; me kryetarin e komunës së Zhelinës Fatmir Izairi për „Ndërtimin e rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza në vendbanimin Pallaticë, me ç’rast do të sigurohet lidhja e 100 amvisërive, objekteve afariste dhe publike në rrjetin e kanalizimit; me kryetarin e komunës së Çuçer Sandevës Jovan Pejkovski për „Rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit primar dhe sekondar për fshatin Bllacë;me kryetarin e komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski për „Ndërtimin e kanalizacionit sekondar të ujërave të zeza në Rr. 37 dhe 22 në vendbanimin Singeliq dhe me kryetarin e komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi për „Projektin themelor të kanalizimit të ujërave të zeza për venbanimet në komunën e Bogovinës si në: Bogovinë, Kamjan, Kallnik, Zherovjan, Siniçan dhe Sedllarcë e epërme.
Me këtë program për investim në mjedisin jetësor për vitin 2015 në përmirësimin e cilësisë së ujërave në tërë territorin e shtetit është planifikuar investim prej 50 milionë denarësh.