Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me komunat e Berovës dhe Pehçevës, Ju fton në Debatin Publik mbi Projekt-Vendimin për shpalljen e një pjese të Maleshevës si Zonë e Mbrojtur.
Debati publik do të organizohet online në platformën ZOOM më 02.09.2021 (e enjte), duke filluar nga ora 11:00 – 13:30.
Linku për kyçje:
https://us02web.zoom.us/j/86849291529?pwd=aC9jdzliaFRnd1RjTnl4Rlh6YmtOZz09
Meeting ID: 868 4929 1529
Passcode: 849469
Për shkak të transparencës në procedurë dhe përfshirjes së popullatës lokale, do të ketë një riprodhim të drejtpërdrejtë të debatit publik në Komunat e Berovës dhe Pehçevës. Popullsia lokale do të jetë në gjendje të ndjekë dhe të marrë pjesë në debatin publik përmes një video rreze që do të vendoset në Komunën e Berovës në oborrin e kopshtit SHFKF “23 Gusht” dhe në komunën e Pehçevës në oborrin e Qendrës edukative për Ruajtjen e Natyrës në Negrevë. Në këto vende, masat KOVID të përshkruara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të respektohen.
Projekt-Vendimi është publikuar në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar të Rregullave Ligjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut (www.ener.gov.mk) si dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor www.moepp.gov.mk).
Komentet / mendimet / sugjerimet mbi Projekt-Vendimin për shpalljen e një pjese të Maleshevës si Zonë e Mbrojtur mund t’i paraqiten me shkrim Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në adresën postare në vijim: Sheshi “Presveta Bogorodica” nr. 3, 1000 Shkup si dhe në adresën elektronike të mëposhtme infoeko@moepp.gov.mk, më së voni 10 ditë pas mbajtjes së debatit publik.
Ju lutemi pjesëmarrjen tuaj në debat publik ta konfirmoni në e-mailin në vijim jo më vonë se më 31.08.2021 (e martë): skj.mzspp@gmail.comose te Dijana Sokolovska në:: +389 76 233 020.