Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova së bashku me ekipin e ekspertëve të Ministrisë zhvilluan një takim pune me drejtoreshën e Fondit të Natyrës për Rajonin Ohër-Prespë (PONT) Mirjam De Koning. Në takim, Shukova theksoi rëndësinë dhe përfitimet e themelimit të Fondit Natyror Ohër-Prespë në drejtim të sigurimit të financimit afatgjatë për mbrojtjen, ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit, si dhe për konceptin e shërbimeve të ekosistemit në rajonin Prespë-Ohër dhe në zonat e mbrojtura PK Mali Sharr dhe PK Mavrovë, në dobi të natyrës dhe të njerëzve që jetojnë në këtë rajon.
Nga të dyja palët u konfirmua se të gjitha aktivitetet që do të financohen me PONT duhet të ndërlidhen me Planet e menaxhimit të zonave të mbrojtura si dhe me Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës (2017-2027) me një Plan Veprimi dhe Strategjinë Kombëtare të Biodiversitetit me Planet e Veprimit për periudhën 2018 – 2023.
PONT është themeluar në vitin 2015 me fonde nga Fondacioni MAVA dhe Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), që punon përmes Bankës Zhvillimore KfW për të mbështetur nevojat mjedisore në rritje të rajonit Prespë-Ohër për ruajtjen e trashëgimisë natyrore.