(2019/05/24) Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Mali të Zi me rastin e seances të parë të përbashkët të qeverive të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Malit të Zi, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadullah Duraku mbajti takim bilateral me Ministrin e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Republikës së Malit të Zi, Pavle Raduloviç.
Përveç kësaj, ata nënshkruan Memorandumin për Bashkëpunim mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Republikës së Malit të Zi për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Me nënshkrimin e Memorandumit forcohet dhe thellohet bashkëpunimin në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm midis dy vendeve si dhe hapen mundësit së për realizimin e projekteve të përbashkëta në rrugën tonë drejt BE-së.