Pastrimi nënujorë i Liqenit të Matkës

??????????(22.03.2015) TEMELKOVSKI: Nëse nuk shihet, sdo të thotë se nuk është aty

Të nxirren mbeturinat e hedhura nga qytetarët e pandërgjegjshëm nga brendia e sipërfaqes së ujërave të lumenjve dhe të tregohet se nëse nuk shihen s’do të thotë se nuk ekzistojnë,   ishte ideja e aksionit të sotëm me rastin e pastrimit të Liqenit të Matkës nga klubi i speleo- zhytësve „Vrello“ kushtuar 22 Marsit –Ditës Botërore të Ujërave.

Në këtë ngjarje mori pjesë zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temelkovski i cili tha:

– Jemi dëshmitarë se sipërfaqet më të mëdha të ujit po bëhen ambiente të hapura për deponimin dhe derdhjen e pakontrolluar të materialeve të mbeturinave të cilat i krijon njeriu, e me të cilin problem sistematikisht askush nuk merret, për arsye se ato ndodhen diku thellë nën sipërfaqen e ujit dhe askush nuk i sheh , por që s’do të thotë se ato nuk janë aty.

Duke bërë pyetje se a jetojmë në iluzionin se mbeturinat nuk zhduken vetvetiu zëvendës ministri Temellkovski theksoi se hulumtimet tregojnë se me mijëra tonë plehra, mbeturina industriale dhe komunale qëndrojnë nën sipërfaqet e tona ujore: liqenet, lumenjtë dhe trupat e tjerë ujorë me çka seriozisht dëmtohen ekosistemet ujore.

Për këtë arsye Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor posaçërisht i përshëndet dhe i mbështet aksionet e klubit të Speleo-zhytësve „Vrello“, që është pjesë e Organizatës Botërore për Mbrojtjen, Ruajtjen dhe Pastrimin e të gjitha sipërfaqeve ujore-oqeaneve, deteve, liqeneve dhe lumenjve – Global Underwater Awareness Association (GUWAA). Zhytësit të cilët deri më tani realizuan më shumë aksione të këtilla në lokacione të ndryshme në vend, janë dëshmitarë të vetëm të ndotjes nënujore, ndërsa janë edhe hulumtues , vëzhgues, informues, por edhe aktorë të drejtpërdrejtë në rimëkëmbjen e ekosistemeve të dëmtuara ujore.

Sot, nga Matka janë hequr lloje të ndryshme të mbeturinave, kryesisht nga plastika, goma dhe pjesë të automjeteve.