Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun se për shkak të pjesës teknike ndaj instrumentit për matjene grimcavetë pezulluara në madhësi deri në 10 mikrometra nga Stacioni Automatik i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit në Gazi Babë, gjegjësisht zëvendësimi materialit konsumues (filtri në formë të lentës ) përmes të së cilës lexohen koncentrimet e matura, të dhënat nga ora 06:00 deri në 11:00 më 09.11.2019 janë të pavlefshme. Ato nuk janë pasqyrim i matjeve të kryera, por i kodit të duhur të instrumentit kur është i dëmtuar. Materialet konsumuese janë zëvendësuar dhe gabimi i instrumentit është hequr. Instrumenti është funksional, ndërsa të dhënat nga matjet e përqendrimit të ardhshëm të PM 10 do të jenë në dispozicion nga ora 01:00.