Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini realizoi një takim pune me Ambasadoren e Australisë në Republikën e Maqedonisë Veriore, N. E. Ruth Stewart.Në takim u diskutuan mundësitë për mbështetjen e Qeverisë së Australisë në përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore për zbatimin e planeve për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit.Gjegjësisht, Australia, si anëtare e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vazhdimisht mbështet sfidat me të cilat përballet Qeveria e RMV-së në këtë drejtim, në bashkëpunim dhe konsultim me institucionet përkatëse kombëtare.
Për çështjen e tranzicionit të drejtë në burimet e ripërtëritshme të energjisë, qëllimet afatmesme dhe afatgjate deri në 2030/2050, Ministri Nuredini informoi për mënyrën me të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore po ballafaqohet, gjegjësisht prezantoi aktivitetet e parapara në Kontributet e Reviduara Kombëtare për të zvogëluar Ndryshimet Klimatike (NDC), Projekt strategjia afatgjate e veprimit klimatik dhe Strategjia e Energjisë.
Ministri Nuredini gjithashtu shpjegoi aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore në synimet për të arritur një ekonomi të qëndrueshme rrethore, veçanërisht paketën e ligjeve për mbeturinat dhe rrjedhave të veçanta të mbeturinave që janë në procedurë parlamentare, Strategjia e rishikuar e mbeturinaveme të cilën parashikohet ndërtimi i qendrave rajonale për menaxhimin me mbeturinat, pastaj për aktivitetet që lidhen me shpalljen e Malit Sharr si Park Kombëtar, përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të ndotura (IPA fondet), si dhe mundësinë për investime të ndërmarrjeve ndërkombëtare në projekte me efiçiencë të energjisë.
Ambasadorja Stewart falënderoi për planet e detajuara dhe aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore nga Ministri Nuredini, përkundër përfundimit të mandatit të tij, përcolli angazhimin për të vazhduar mbështetjen e Australisë për të përmbushur qëllimet strategjike në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike.