PETROVSKA: Do të inicojë pastrimin e kanalit për rrjedhjen e ujit nga liqeni i Dojranit në bashkëpunim me autoritetet greke

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska mbajti një takim pune me Kryetarin e komunës së Dojranit, Ango Angov. Komuna e Dojranit, si një subjekt përgjegjës për menaxhimin e Monumentit të Natyrëst të Liqenit të Dojranit, ndërmerr aktivitete të shumta që synojnë përmirësimin e cilësisë së ujit të liqenit. Komuna prezantoi projektet prioritare për të cilat ende nuk janë siguruar fonde dhe ka kërkuar ndihmë nga MMJPH. Një nga prioritetet kryesore është pastrimi i kanalit për rrjedhjen e liqenit nga ana greke. MMJPH, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të iniciojë bashkëpunim me autoritetet greke për të kryer pastrimin sa më parë. Pastrimi do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ujit dhe do të parandalojë dëmet nga përmbytjet.

.