(01.10.2019) Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,Ana Petrovska, iu drejtua punëtorisë me temën “Aksioni kundër ndryshimeve klimatikeTANI”, që u zhvillua sot në hotelin Sollun në Shkup.
Në punëtorinë, sekretarja shtetërore Petrovska, në prezantimin e saj, shpjegoi kontributet kombëtare të vendit tonë në Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, me theksin kryesor në situatën aktuale. Është bërë një rishikim i asaj që mbetet për të bërë në periudhën në vijim, por edhe atë që ka bërë Qeveria deri më tani në drejtim të zvogëlimit të ndikimit të ndryshimeve klimatike në vend dhe në sektorët edhe atë në energjetik, industri, transport, bujqësi, sektorine ndërtimtarisë dhe të tjerë.
Në këtë konferencë fjalim mbajtën edhe ish-eurodeputeti austriak Tomas Vajs, presidentja e“Institutit të Gjelbër” Natasha Amdiju, kryetarja e Partisë së Gjelbër DOM Maja Moraçanin, dekani i Fakultetit të Pylltarisë pranë UKIM Kirill Sotirovski, profesori i Fakultetittë Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit pranë UKIM Zoran Dimov, si dhe Natasha Dokovska nga Shoqata e Qytetarëve “Raportuesit e të Drejtave të Njeriut” dhe Elena Nikollovska nga OJQ-ja “Eko-vetëdija” nga Shkupi.
Qëllimi i punëtorisë është të rritet ndërgjegjësimi për ndryshimet klimatike, por gjithashtu të përfshihen edhe të gjithë sektorët e shtetit, organet shtetërore, komuniteti i biznesit dhe OJQ-të, të komunikojnë dhe bashkëpunojnë me një qëllim të përbashkët, e ai qëllim është reduktimi në kohë i ndikimittë ndryshimeve klimatike, me këtë edhe mbrojtja e mjedisit dhe shëndeti i qytetarëve.
Punëtoria është e organizuar nga Instituti i Gjelbër dhe partia egjelbër DOM me mbështetjen e fondacionit Hollandez “Biraue de Helling”.