(07.02.2019) Sot në Sveti Nikollë, Sekretarja e shtetit e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, mori pjesë në Sesionin e 26 të jashtëzakonshëm të Këshillit të komunës së Sveti Nikollës. Në këtë takimi, përveç anëtarëve të këshillit komunal morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesit e bashkësive lokale Mustafino, Erxhelija, Nemanjica dhe Meçkuevci dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile Ovçepole. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka prezantuar projektin me referencë të veçantë për karatkteristikat teknike të instalimit qendrorë dhe përfitimet mjedisore nga një menaxhim i këtillë i mbetjeve përkundër sistemit ekzistues të paorganizuar.
Duke shprehur kënaqësinë që ky projekt i madh me të cilin do të krijohet një sistem modern i menaxhimit të mbetjeve në 18 komunat e Lindjes dhe Verilindjes dhe komuna e Sveti Nikollës dhe për të cilin janë siguruar fonde përmes fondeve IPA të Bashkimit Evropian më në fund është lëshuar dhe është sjellë në fazën kur duhet të fillohet me blerjen e kamionëve, kontejnerëve dhe ndërtimin e një objekti qendror, Petrovska theksoi se në fakt kjo seancë e hapur do të thotë hapje e projektit ndaj qytetarëve, me qëllim që t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe dilemave tëbanorëve dhe të krijohet besimi dhe partneriteti.
Sipas Petrovskës nëse deri më tani është diskutuar me vendimmarrësit, nga tani e tutje bëhet hapja e procesit të përfshirjes transparente të qytetarëve në vendimmarrje dhe do të diskutohet me qytetarët derisa të sigurohen informacione të mjaftueshme se çfarë një deponi e këtillë që në Maqedonia nuk ka shembull, do të thotë për popullatën lokale, rajonale, dhe kombëtare. Ky proces i konsultimit transparent me publikun në fjalë do të vazhdojë deri sa të ketë përgjigje për çdo pyetje dhe derisa nuk zgjidhen të gjitha paqartësitë që dalin nga frika se ndërtimi i një deponie të këtillë sanitare do të jetë e dëmshme për fermerët lokal organikë, për ujërat nëntokësore apo për ajrin ambiental.
Krahas kësaj, u bë fjalë edhe për masat dhe përfitimet e kompensimit që banorët dhe i gjithë rajoni do të kenë nga aspekti social, ekonomik, por edhe nga aspekti i mbrojtjes së plotë mjedisore që në fakt do të ngritet në një nivel më të lartë dhe më të kontrolluar, nëse marret parasysh gjendja e tanishme me deponitë ilegale dhe plehrat.