(06.06.2019) Sekretarja shtetrore e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska,po merr pjesë pjesë në Kongresin e Tretë të ekonomisë së gjelbër (Green EconomyCongress – GEC), që prej 6 deri në 8 qershor po mbahet në Beograd.
Kongresi i këtij viti është organizuar nën moton “Qytetet e gjelbra: Transformimi ekonomik për Evropë të Gjelbër” dhe merret me çështjet ekologjike dhe mënyrat në të cilat agjendaegjelbër dhe zhvillimi i qëndrueshëm mund të bëhen pjesë përbërse e mendimeve, aktiviteteve dhe veprimeve tona – në mënyrë që të inkurajojë ndryshime dhe zgjidhje të reja në nivel global, si dhe zgjidhje të sfidave kryesore ekonomike, sociale dhe ekologjike.
Në vitin 2019, Kongresi i ekonomisë së gjelbër do ta vë theksin në qytetete gjelbërta si udhëheqës të ndryshimeve të gjelbërta dhe politikave të qëndrueshme lokale që stimulojnë qasje holistike.
Gjatë Kongresit tre-ditorë, pjesëmarrësit (ekspertët, akademikët dhe përfaqësuesitesektorit jo-qeveritar dhe atij privat, si dhe individë të tjerë të interesuarar) do të kenë mundësi t’indëgjojnë prezantimet nga disa ekonomistë, inovatorë, sipërmarrës dhe vendimmarrës më me ndikim,që t’i ndajnë përvojat e tyre dhe të zbulojnë mënyra për promovimin e një vizioni alternativ dhe të qëndrueshëm të rritjes dhe zhvillimit në botë.
Sekretarja shtetërore Ana Petrovska,në Panel Diskutimin të titulluar: Perspektivat rajonale për ekonominqarkore: Sfidat dhe Mundësitë “, mbajti prezantim në lidhje me vendet e gjelbërtatë punës.
Sipas saj, vendet e gjelbërtatë punëskontribuojnë në barazinë sociale, për mbrojtjen e klimës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit, por edhe për përdorimin efikas të burimeve përmes menaxhimit të duhur të mbeturinave. Pastaj, krijimi i vendeve të tilla të gjelbërtatë punës kontribuon edhe në reduktimin e ndotjes së ajrit, ruajtjen e ekosistemeve, reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe rritjen e efikasitetit energjetik.
Kongresi i ekonomisë së gjelbër prazanton një seri ngjarjesh interaktive shumëdimensionale të konceptuara për të krijuar ndërgjegjësimin për domosdoshmërinë e kalimit në një ekonomi të qëndrueshme dhe të ndershme. Ekonomia e gjelbër është një koncept që është holistik në formën e tij – inkurajon zhvillimin, por në të njëjtën kohë mbron respektin dhe ruajtjen e ekosistemit rajonal dhe atij global, e përmirëson mirëqenien njerëzore dhe barazinë sociale, duke promovuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik që do t’i reduktojë rreziqet dhe sfidat ekologjike.