Në sajë të Samitit botëror të klimës në Pari për ndryshimet klimatike (COP 21), ministri Izairi realizoi edhe një sërë takimesh bilaterale me ministrat e ekologjisë së vendeve pjesëmarrëse në pjesën ministrore të Konferencës së palëve të Konventës kornizë, të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
Ministri i Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinorë Nurhan Izairi zhvilloi takim bilateral me sekretarin gjeneral për Ambient Jetësorë, Transport, Energji dhe Komunikacion Bruno Oberie nga Zvicra, me të cilin u dakorduan për një bashkëpunim të përbashkët për ambientin jetësor. Një takim tjetër i rëndësishëm bilateral u realizua edhe me ministren e Ekologjisë nga Turqia Fatma Guldemet Sari, ku vendosën për përgatitjen e programës për bashkëpunimin, në dy vitet e ardhshme mbi bazën tanimë të nënshkruar nga viti 2007 i Memorandumin për bashkëpunim, gjithashtu me ministren Sari, u bisedua për ndryshimet klimatike dhe shfrytëzimin e mundshëm të fondeve globale.
Agjenda e takimeve ka vazhduar me një takim bilateral me Andra Ruprehter, ministrin e Buqësisë, Pylltarisë, Mjedisit jetësorë dhe Menaxhimit të ujrave nga Austria, ku me ministren u bisedua për një bashkëpunim mes dy ministrive me qëllimin final për bashkëpunim të përbashkët dhe shfrytëzimin e fondeve për uljen e ndotjes dhe ndryshimeve klimatike. Si një ndër takimet bilateralere tjera të rëndësishme të realizuara nga ministri Izairi në Paris gjatë Samitit botërorë të klimës është edhe ai me ministrin e Ekologjisë nga Italisë, ku u vendos të gjendet zgjidhje për nënshkrimin e aneksit për memorandumin e bashkëpunimit dhe të shqyrtohen mundësitë për të financuar uljen e ndotjes dhe ndryshimet klimatike.
Si një ndër takimet e rëndësishme që është paralajmëruar është vizita në Maqedoni nga drejtori gjenaral për Zhvillim të qëndrueshëm Ndryshime Klimatike, Energji Francesko La Camera nga Italia.