Oxhaklieska: Planifikimi hapësinor është vizion për zhvillimin e vendit tonë

Zëvendësministra e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska sot mbajti fjalim në ngjarjen për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim me temë Planifikimi hapësinor dhe zhvillimi i territorit me përfaqësues nga Qeveria Skoceze të cilët ndanë përvojat dhe praktikat e tyre të mira në këtë fushë.

1Oxhaklieska theksoi se planifikimi hapësinor është instrument kyç për vendosjen e kornizave afatgjata, të qëndrueshme për zhvillim social, territorial dhe ekonomik si në kuadër kombëtar, por edhe ndërmjet vendeve, duke marrë parasysh potencialin për zhvillimin e rajoneve dhe sigurisht mbrojtjen e mjedisit jetësor. Plani hapësinor është dokument politiko-administrativ në të cilin paraqitet vizioni për planifikimin hapësinor në një kornizë të përcaktuar kohore, e cila lehtëson integrimin vertikal të politikave të planifikimit hapësinor në sistemin e menaxhimit përmes analizës së potencialeve hapësinore të një territori të caktuar.

2Sipas saj, integrimi i strategjive kombëtare, rajonale dhe lokale synon harmonizimin e interesave dhe qëllimeve të niveleve të ndryshme të qeverisjes, dhe në drejtim të zgjedhjes së zgjidhjeve më të përshtatshme planifikuese për të realizuar vizionin e përgjithshëm për zhvillimin hapësinor të shtetit.

3Ajo shprehu mirënjohjen e saj për Ambasadën Britanike, ekspertët nga Skocia dhe Ministria e Financave nga Sllovenia, UNDP-në dhe OKB-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme në promovimin e rëndësisë së planifikimit hapësinor dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, në pritshmëri se e njëjta do të thellohet në të ardhmen.

4