Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mori pjesë në takimin për zbatimin e vendimeve nga dimensioni ekonomik dhe ekologjik për vitin 2023 të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE në fushën e mjedisit jetësor dhe sigurisë.
Në fjalimin e saj hyrës të sesionit kushtuar shqyrtimit të zbatimit të obligimeve të OSBE-së, Oxhaklieska theksoi se në vendin tonë OSBE ka promovuar mjete efikase për zhvillim të qëndrueshëm dhe në mënyrë aktive mbështet zbatimin e disa marrëveshjeve shumëpalëshe mjedisore, siç është Konventa e Aarhusit, Konventa Espoo, Protokolli për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit dhe të tjera.
Të gjitha këto aktivitete kanë një ndikim të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, veçanërisht ato që lidhen me mbrojtjen e mjedisit jetësor, menaxhimin e burimeve ujore, reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për çështjet mjedisore dhe në realizimin e të drejtave mjedisore duke mbështetur themelimin dhe funksionimin e Qendrës Aarhus në Shkup.
Në takim morën pjesë përfaqësues të lartë nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përgjegjës për politikën ndërkombëtare ekonomike dhe mjedisore, përfaqësues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe Partnerët për Bashkëpunim të OSBE-së, ndër të tjera, u diskutua edhe promovimi i qeverisjes së mirë dhe lufta kundër korrupsionit nga fusha e mjedisit jetësor, si dhe forcimi i bashkëpunimit në trajtimin e kërcënimeve ndaj mjedisit jetësor.