Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, foli në takimin hibrid për rrjetëzimin ndërmjet kompanive dhe institucioneve maqedonase dhe gjermane, i cili u mbajt sot në Shkup.
Qëllimi i ngjarjes ishte shkëmbimi i përvojave ndërmjet kompanive maqedonase dhe gjermane dhe prezantimi i klimës së biznesit në Maqedoninë e Veriut para investitorëve gjermanë dhe prezantimi i programit të bursave për profesionistët e rinj.
– Gjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë dhe është e fokusuar në inkurajimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç për zhvillimin ekonomik rajonal dhe lokal të shteteve dhe mbështet zbatimin autonom të politikave të BE-së – tha zëvendësministrja Oxhaklieska në fjalimin e saj hapës.
Sipas saj, bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm edhe në fushën e ruajtjes së biodiversitetit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike ndërsa me rëndësi të madhe është veprimi i përbashkët dhe avancimi i bashkëpunimit me vendet fqinje në drejtim të menaxhimit të burimeve ujore, si dhe arritjes së një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe rural.
Ngjarja u organizua nga Delegacioni i Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut (ANK) dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).