Zëvendës Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska sot, pati një takim pune me akademik Vlado Matevski në të cilin u diskutua për zonimin në zonat e mbrojtura të natyrës në vendin tonë, si dhe për regjimin e mbrojtjes në zona të caktuara..
Në takim, Oxhaklieska dhe Matevski diskutuan për identifikimin, konservimin dhe menaxhimin e zonave të Rrjetit Emerald, i cili është vendosur në territorin e vendeve Palë në Konventën e Bernit. Këto zona janë me interes të veçantë për ruajtje, sepse këto janë zona me larmi të madhe dhe të konsiderueshme të specieve që mundësojnë mbijetesën e bimëve dhe kafshëve të prekura, endemike dhe specie të tjera.
Në takim u diskutua gjithashtu për aktivitetet për menaxhim të qëndrueshëm të zonave të rrjetit evropian Natura 2000 (krijuar në vitn 1992, pas miratimit të Direktivave të BE-së për Habitatet dhe Zogjtë) thelbësore për riprodhimin dhe strehimin e specieve të rralla dhe të rrezikuara të florës dhe faunës dhe të llojeve të rralla të habitateve natyrore, të cilat vendosen nën një nivel të caktuar mbrojtjeje. Në këtë mënyrë, theksi u vu në aktivitetet e lejuara në zonat e mbrojtura, me qëllim të menaxhimit të qëndrueshëm të natyrës, por edhe për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të popullatës lokale dhe biznesmenëve në zonat që janë nën një shkallë të caktuar të mbrojtjes.