Në kuadër të realizimit të takimeve protokollare për njohje ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini u takua me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë E. T. Tomas Gerberih.
Ambasadori Gerberih qysh në fillim të takimit shprehu mbështetjen që Republika Federale e Gjermanisë do t’i japë Këshillit të ardhshëm të BE-së në tetor të këtij viti, për fillimin jo të vonuar të negociatave për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Ai theksoi se sfidat me të cilat do të duhet të përballet Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të mëdha. Në këtë drejtim, rekomandoi një përcaktim të qartë të prioriteteve dhe koordinim të ndërsjellë dhe mbështetje ndërmjet Qeverisë dhe kryetarëve të komunave në mbrojtjen e mjedisit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministri Nuredini theksoi se mbështetja e Republikës Federale të Gjermanisë për fillimin e negociatave para qasëse për pranimin në BE është mënyra më e mirë që të vazhdojmë të jemi më të vetëdijshëm për sfidat që i kemi përpara në zbatimin e standardeve dhe vlerave të mbrojtjes së mjedisit.
– Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku me komunat dhe t’i mbështesim ata kur kanë nevojë. Duhet të jemi të vetëdijshëm për veprimet tona, për të ofruar alternativat dhe zgjidhjet më të mira për ballafaqimin me sfidat – ministri Nuredini i theksoi përpjekjet e tij.
Në këtë mbledhje u diskutua gjithashtu edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Odën Ekonomike Gjermane, e cila në portofolin e saj përmban menaxhimin e mbeturinave.