(18.07.2019 ) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Naser Nuredini zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Italisë. E.T. Carlo Romero.
Ministri Nuredini shprehu respekt dhe mirënjohje për mbështetjen që Republika e Italisë ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit evropian, si dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar për zgjidhje afatgjata në përmbushjen e kritereve të BE-së në fushën e mjedisit.
Ambasadori Romero theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur dhe mbështetja nga Republika e Italisë ka për qëllim reformimin e legjislacionit dhe institucioneve drejt përmbushjes së standardeve dhe vlerave të BE-së. Ky është qëllimi kryesor i procesit të negociatave ndërsa përfitimet do të jenë për gjeneratat e ardhshme.
Në këtë drejtim, u aktualizua tema e nënshkrimit të Draft Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e cenueshmërisë së ndryshimeve klimatike, vlerësimit të rrezikut, përshtatjes dhe zbutjes, ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit, Tokës dhe Deti të Republikës së Italisë.