(04.09.2019) Më 2 shtator 2019, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë Neno Dimov.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Ujërave z. Neno Dimov, ka shprehur pa mëdyshje mbështetjen e fortë që Republika e Bullgarisë i jep integrimit euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prioriteti i Qeverisë Bullgare është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Tema e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit si dhe diskutimi për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë për bashkëpunimin në fushën e mjedisit jetësor, mbrojtjes së ujërave dhe natyrës si dhe shkëmbimi i përvojave për zbatimin e Kapitullit 27 “Mjedisi Jetësor”.
Ministri Nuredini shprehu mirënjohje dhe kënaqësi që Republika e Bullgarisë është një partner dhe mbështetës i rëndësishëm në realizimin e prioriteteve të saj mjedisore dhe përcolli angazhimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin dhe partneritetin në arritjen e prioriteteve kombëtare dhe të BE-së nga sfera e mjedisit jetësor.