Më 15 korrik 2019, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mbajti një takim me Ambasadorin e Republikës ÇekeE. T. Mirosllav Toman.
Takimi ishte në shenjën e mundësisë për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit.
Ministri Nuredini e shprehu vlerësimin e tij për mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm dhe shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave tona me Republikën Çeke, si dhe për të marrë informacione të dobishme që do t’i ndihmonin në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta, duke marrë parasysh nevojat kombëtare.
Bashkëpunimi dypalësh i deritanishëm midis dy ministrive është iniciuar shumë kohë më parë dhe është institucionalizuar me nënshkrimin e një Protokolli dypalësh për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit më 17 qershor 2004 në Pragë, si rezultat i bashkëpunimit të gjatë në nivel ekspertësh. Protokolli na jep një mundësi të shkëlqyer për të dyja palët për rritjen e përpjekjeve tona në drejtim të bashkëpunimit të projektevekonkrete duke marrë parasysh prioritetet kombëtare, menaxhimin e mbeturinave, ndryshimet klimatike, mbrojtjen e ajrit dhe ujit.
Gjithashtu, ambasadori Toman, dhe ministri Nuredinie shprehën vullnetin për të zbatuar konkluzionet nga sfera e mjedisit që janë konstatuar gjatë Sesionit të dytë të Komitetit të Përbashkët për marrëveshje dypalëshe mbi bashkëpunimin ekonomik dhe industrial në zbatim në mes të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës Çeke, e cila u zhvillua në prill të këtij viti në Shkup, ku të dy ministritë e shprehën pëlqimin e tyre për harmonizimin / përditësimin në fushat prioritare për bashkëpunim në Protokollin e zbatueshëm për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit nga viti 2004 apo hartimine dokumenteve të reja bilaterale për nënshkrimin.