(13.04.2017) Dje, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti realizoi një takim me Misionin Reaktiv për Monitorim nga UNESKO/IKOMOS?IUCN për të Mirën Botërore ,,Trashëigimia natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit” që vizitoi Republikën e Maqedonisë në datat 9-13 prill. Kjo vizitë kishte për qëllim të monitorojë situatën e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturore në rajonin e Ohrit dhe të këshillojë vendin-anëtar, Republikën e Maqedonisë lidhur me vendimin dhe rekomandimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore.
Nga ana e misionit ishin prezentë: Ana Sidorenko dhe Aleksandra Frejbik, përfaqësuese të Qendrës për Trashëgimi Botërore nga UNESKO, Maja Vasiljeviq, përfaqësuese e IUCN (Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtje të Natyrës, organ këshillues i UNESKO-s) dhe Pjer-Mari Triko, përfaqësues i IKOMOS (Këshill Ndërkombëtar për Monumente dhe Lokalitete, trup këshillues i UNESKO-s).
Në këtë takim, ministri Ameti dha një vështrim të përgjithshëm rreth projekteve të planifikuara: Qendra për skijim në Malin Galiçicë, ndërtimi i rrugës magjistrale A3, zhvillimi i korridorit hekurudhor VIII si dhe ndërtimi i Autostradës A2, projekte që do të mund të ndikonin mbi vlerën univerzale të të mirës dhe gjendjen e saj, dhe ceku nevojën për vendosje të balansit mes zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Gjithashtu, u diskutua edhe rreth statusit të Planit Draft për Menaxhim me Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore në rajonin e Ohrit, rreth përforcimit të dispozitave ligjore dhe atyre rregullative, rreth nevojës për hartim të një vlerësimi gjithëpërfshirës strategjik për ndikim mbi mjedisin jetësor (SEA) rreth Planit Draft për Menaxhim me Trashëgiminë Botërorë Natyrore dhe Kulturore në rajonin e Ohrit.
Veç kësaj, misafirët u informuan për Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të formuar një Komision për Menaxhim me Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore në rajonin e Ohrit, si strukturë udhëheqëse për kontroll të presioneve zhvillimore dhe intervenim mbi të mirat.
Përfaqësuesit e Qendrës për Trashëgimi Botërorë bënë prezantimin e Projektit të Shqipërisë,, Përforcim i menaxhimit ndërkufitar me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit” që është pjesë e procesit ”Upstream” dhe që ka për qëllim përgatitje të nominimit për një zgjerim të mundshëm tejkufitar të pasurisë natyrore me pjesën e Liqenit të Ohrit që ndodhet në Shqipëri, për të forcuar vlerat dhe integritetin e pasurisë natyrore.
Implementimi i këtij projekti u përshëndet nga ana e Republikës së Maqedonisë, e cila përmes përfaqësuesve të saj nga institucionet e vendit mori pjesë në mënyrë aktive në planifikim, koordinim dhe implementim të aktiviteteve të projektit që rezultojnë nga realizimi i një sërë takiimeve ndërkufitare, punëtorive dhe trajnimeve që nga fillimi i projektit në vitin 2014 deri sot.