Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mbajti një takim me ambasadoren e Austrisë E.S. Renate Kobler.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin dhe ndihmën e deritanishme të ofruar nga Austria, për pjesëmarrjen e kompanive austriake në zbatimin e projekteve rajonale në fushën e menaxhimit të ujit dhe menaxhimit të mbeturinave. Në veçanti, u diskutuan aktivitetet aktuale: në Projektine BE-së “Përforcimi i kapaciteteve për zbatimin efektiv të legjislacionit evropian në fushën e cilësisë së ujit”, ku institucion partnerial është Agjencia e Mjedisit Jetësor të Austrisë UNDP / GEF një projekt për përgatitjen e Planit të menaxhimit me basenin e Drinit ku Agjencia austriake për zhvillim ka financuar një pjesë të aktivitetit dhe zbatimit të projektit të BE-së – “Programi i Partneritet të mjedisit për pranimin në BE të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë”, ku përsëri Agjencia e Mjedisit Jetësor të Austrisë paraqitet sinjë institucion që duhet t’i plotësojë kërkesat për zbatimin e këtij aktiviteti.
Ministri Nuredini, theksoi se përvoja e Austrisë në këto fusha është shumë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për projektet afatgjata ndërkufitare dhe ato rajonale. Ai gjithashtu theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e përkushtuar dhe transparente për realizimin e jo vetëm të projekteve ekzistuese, por edhe atyre të reja të përbashkëta në fushën e mjedisit ndërmjet institucioneve të të dy vendeve, në rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.