(26.04.2016) Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Francës në Maqedoni Lorens Oer.
Në këtë takim të parë dhe protokollar, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm të mirë që kanë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ambasada e Francës në Maqedoni.
U theksua bashkëpunimi në sferën e ndryshimeve klimatike dhe bashkëpunimi në sferën e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe bashkëpunimi i ardhshëm i mundshëm në sferën e ngritjes së vetëdijes publike dhe rritjen e dukshmërisë së punës së përbashkët si dhe mundësinë për realizim të projekteve më konkrete në drejtim të përmirësimit të mjedisit jetësor.