(06.12.2018) Sot, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, vizitoi shkollën fillore “Goce Dellçev” në Lisiçe të Poshtme, ku mënyra e ngrohjes u zëvendësua me lëndë djegëse bio (peleta) në vend të naftës.
Gjatë vizitës, zëvendësministri, së bashku me kryetarin e komunës së Aerodromit Zlatko Marin, inspektuan kazanin e ri, të cilin me mjete të përbashkëta e blenë komuna e Aerodromit dhe Zyra e zhvillimit rajonal.
Me këtë rast, zëvendësministri Makraduli përshëndeti kalimin në mënyrën e ngrohjes ekologjike në shkollë dhe shprehu besimin se prindërit, fëmijët e të cilëve mësojnë këtu, sot janë më të qetë.
-“Ky është një shembull i mirë pasi që komuna e Aerodromit po ndjek planin e Qeverisë për ajër të pastër, i cili para dy ditësh ka marrë mbështetje të madhe ndërkombëtare në takimin ministror të Evropës Juglindore”, tha Makraduli, duke shtuar se burimi i ri ekologjik i ngrohjes në shkollën fillore “Goce Dellçev” e arsyeton moton “kursejmë mjete dhe e ruajmë mjedisin jetësor”.
Ai gjithashtu theksoi se instalimi i stufës në një shkollë të vogël të rrethinës nuk është një zgjidhje e pjesshme, por një pjesë e strategjisë për përballje me ndotësit.
-Kjo është shkolla e parë në komunën e Aerodromit që ka kaluar në një sistem të tillë ngrohjeje dhe shpresoj se në periudhën e ardhshme edhe shkollat e tjera në komunën tonë që ngrohen me naftë do të ndjekin këtë shembull, “tha kryetari i komunës Marin.
Ai shtoi se pritet që kostot e ngrohjes të këtij objekti do të përgjysmohen dhe me këtë mënyrë të ngrohjes do të kontribuohet shumë në reduktimin e ndotjes së mjedisit dhe ajrit ambiental, i cili është një problem i madh në periudhën e dimrit.
Tanimë një kohë të gjatë komuna e Aerodromit po përballet me ndotje të madhe të ajrit të ambientit. Shkaku më i madh i ndotjes është mungesa e mbulimit me rrjetin e ngrohjes në pjesën rurale të komunës, gjegjësisht në Lisiçe të Epërme dhe të Poshtme . Shkollën fillore Goce Dellçev rregullisht e ndjekin 325 nxënës dhe 15 fëmijë në Qendrën e zhvillimit të hershëm të fëmijës.