NGA SESIONI I 144 I QEVERISË: 9 MILION DENARË NGA PLANI PËR AJËR TË PASTËR PËR KONVIKTIN E STUDENTËVE “KUZMAN” PËR REDUKTIMIN 7-HERË TË NDOTJES

(17.07.2019) Në seancën e sotme, Qeveria e RMV mori një vendim për miratimin e fondeve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019 në shumën prej 9 milion denarë për zëvendësimin e sistemit të ngrohjes në konviktin studentor Kuzman Josifovski Pitu në Shkup. Me këtë vendim, në përputhje me rekomandimet e Planit për ajër të pastër  dhe Programit të Reduktimit të Ndotjes së Ajrit të Qeverisë, do të zëvendësohet sistemi i ngrohjes për konviktin, i cili tani përdor naftën që lëshon më shumë se 28 kilogram PM2.5 dhe poaq PM10 në vit.

Me këtë vendim, konvikti do të regjistrohet në sistemin e ngrohjes qendrore në Qytetin e Shkupit. Shpenzimet e ngrohjes do të mbeten të ngjashme, ndërkohë që ndotja për ngrohjen e konviktit do të ulet për shtatë herë.