.

Shpallet procedura për dhënien e kontratës për prokurim publik për rindërtimin e rrjetit shpërndarës të sistemit për furnizim me ujë në f.Mateç dhe ndërtimi i rrjetit kryesor për furnizim me ujë në f. Sllupçan, komuna e Likovës.

images (1)Vlera projektuese për rindërtimin e rrjetit shpërndarës të sistemit për furnizim me ujë në f. Mateç është 34.960.000,00 ndërsa për ndërtimin e rrjetit kryesor për furnizim me ujë në f. Sllupçan është 28.000.000,00 denarë.

Vlera totale e këtyre dy projekteve është 62.960.000,00 denarë dhe të njejtat janë siguruar nga buxheti i Ministrise së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor për vitin 2021.