Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska zhvilloi takim pune me profesoreshën e Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik, prof. Dr. Biljana Angjusheva, ku diskutuan për mënyrat për përshpejtimin e shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në drejtim të arritjes së efikasitetit më të madh të energjisë dhe një mjedisi më të pastër.
Njëkohësisht, Oxhaklieska theksoi se ne duhet të ndjekim me përgjegjësi synimet për zhvillim të qëndrueshëm, të cilat janë edhe synimi themelor i Bashkimit Evropian, dhe për këtë arsye të gjithë vepruesit në shoqëri duhet të njohin përfitimet afatgjata të gjetjes së një ekuilibri ndërmjet fitimit, zhvillimit të qëndrueshëm, burimet e rinovueshme në planet dhe gjenerata të shëndetshme.
Në takim, Oxhaklieska dhe Angjusheva u dakorduan gjithashtu që të reduktohet shfrytëzimi i resurseve të kufizuara të planetit siç janë lëndët e para minerale, të cilat si ndotës të mëdhenj të ujit, tokës dhe ajrit, kanë një ndikim të madh negativ në natyrë, si dhe që bizneset duhet gjithashtu të përqëndrohen në sigurimin e energjisë nga burimet e rinovueshme që do të mundësojnë ruajtjen e mjedisit jetësor, përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe në të njëjtën kohë inkurajojnë pavarësinë energjetike të vendit tonë.
Së fundi, MMJPH dhe Fakulteti Teknologjik-Metalurgjik nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi me të cilin të dyja institucionet shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.