(01.02.2019) Sot, sekretarjashtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, mori pjesë në debatin publik për Projektligjin për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit të organizuar nga Ministria e Kulturës
Për rajonin e Ohrit, si një kulturë natyrore dhe trashëgimore e mbrojtur nën UNESCO, MMJPH ndër të tjera kujdeset për menaxhimin e duhur të ujërave, ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetin dhe planifikimin hapësinor që kanë pikat e kontaktit me funksionalitetin dhe rregullat që duhet të rregullohen me këtë Ligj.
– Ministria jonë ka kontribuar në mënyrë aktive në hartimin e Ligjit, veçanërisht në fushën e sinergjisë me Ligjin për Ujërat dhe Mbrojtjen e Natyrës – theksoi Petrovska në fjalën hyrëse.
Sipas saj, ky ligj do t’i japë jetë Planit për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit, sepse na lejon të shohim gjendjet, burimet dhe problemet në rajonin e Ohrit në tërësi dhe të përcaktojmë qëllimet, masat dhe regjimet për mbrojtje. Gjithashtu, është në vazhdimsi harmonizimi i Planit me vlerësimin strategjik për ndikimin ndaj mjedisit, që do të thotë se në periudhën e ardhshme do të sigurohet mbrojtja e integruar e Rajonit me Ligjin, me një Plan dhe një Vlerësim Strategjik i cili do të jetë një lloj kontrolli i realitetit.
– Ajo që deri më tani i është lënë interpretimit të drejtpërdrejtë të drejtuesve të pasurisë natyrore dhe kulturore, tani do të përkufizohet përgjithësisht me regjime të caktuara të mbrojtjes – theksoi Petrovska.
Gjithashtu mbajtën fjalime edhe Biljana Prentoska, sekretare e përgjithshme e Komisionit Kombëtar për UNESCO në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Hristijan Gjeorgjievski nga Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe debati u drejtua nga Zoran Pavllov, kryetar i Komisionit për Menaxhimin e TrashigimisëBotërore, Natyrore dhe Kulturore i rajonit të Ohrit.