Pas takimit me organizatat e shoqërisë civile, ky është takimi i dytë konsultativ me grupet e synuara të përqendruara si pjesë e procesit të konsultimit publik mbi Projekt-ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për park kombëtar. Këto takime i paraprijnë debatit publik online që do të mbahet më 5.11.2020. në ora 13 në platformën ZOOM dhe është e hapur për të gjitha palët e interesuara.
Duke theksuar rëndësinë e procesit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, u bëri thirrje të gjitha komunave në rajon që të mbështesin procesin, të jenë konstruktivë në vërejtjet e tyre në mënyrë që të përmirësojnë Projekt-ligjin, i cili nuk është finalizuar, por përkundrazi është subjekt i konsultimevetë cilat synojnë të dëgjojnë komentet e të gjithë palëve të interesuara dhe t’i përfshijnë ato në dokumentin përfundimtar. Gjatë kësaj, Nuredini edhe njëherë theksoi se qëllimi është i përbashkët – mbrojtja e mjedisit, përmirësimi i standardeve të jetesës dhe zhvillimi i ekonomisë.
Pjesëmarrësit u informuan në lidhje me konceptin dhe përmbajtjen e Projekt-ligjit për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar dhe u informuan se ku mund të gjejnë informacione të hollësishme të destinuara për popullatën lokale dhe mënyrat e paraqitjes së vërejtjeve / komenteve / sugjerimeve që do të përpunohen dhe përfshihen në Raportin përfundimtar të konsultimit publik me shpjegime.