(30.03.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe ambasadori britanik E.T. Edmund Çarlls Garet, mbajtën fjalim në hapjen e konferencës përfundimtare të projektit: “Menaxhimi me procesin e aderimit drejt BE-së në sektorin e mjedisit jetësor”, që mbështetet nga Ambasada britanike.
Në fjalimin e tij ministri Izairi, theksoi se është përgatitur një analizë e mangësive dhe janë identifikuar nevojat për ndihmë teknike në sektorin e mjedisit jetësor dhe aksioneve klimatikendërsa rezultatet janë përmbledhur në dokumentin me titull “Analiza e nevojave për ndihmë për aderimin drejtë BE-së, i cili do të shpallet në ueb faqen e Ministrisë. Ky dokument i identifikon nevojat të cilat do të mbështeten përmes ndihmës së BE-së, të siguruar përmes Instrumentit për ndihmë paraqasëse për periudhën planifikuese 2014-2020, si edhe nevojat për të cilat është e domosdoshme ndihma e donatorëve të tjerë, ndërsa njëkohësisht paraqet edhe udhërrëfyes për aksionet që duhet të ndërmerren në të ardhmen gjatë zbatimit të legjislacionit.
Si sfera për të cilat nevojitet ndihmë më e madhe identifikohen këto sfera: menaxhimi me ujërat, që ka të bëjë me ndërtimin e stacione për pastrim për çdo vendbanim me mbi 2.000 banorë, dhe menaxhimi me mbeturinat ku më së shumti mjete duhet të ndahen për ndërtimin e deponive për mbeturinat.