(16 shkurt 2015) Ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Nurhan Izairi, në kuadër të mbledhjes së sotme të dytë të përbashkët të Qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë, zhvilloi një takim dypalësh me ministren e Bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor të Republikës së Serbisë Snezhana Bogosavleviq Boshkoviq.
Në këtë takim, u potencua suksesi i bashkëpunimit të deritashëm dypalësh në sferën e mjedisit jetësor, i cili u vërtetua edhe me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim midis Ministrisë së Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor të Republikës së Serbisë në sferën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Ministrat konkluduan se bashkëpunimi i dritanishëm është i mirë, por ka shumë mundësi për bashkëpunim, shkëmbim të përvojave dhe projekte ndërkufitare. Në drejtim të operacionalizimit të dokumentit dypalësh, në një të ardhme të afërt pritet nga të dyja palët hartimi i programit 2-vjeçar për punë në sferën e menaxhimit të integruar me ujërat, cilësinë e ajrit dhe ndryshimet klimatike.