Më 17.02.2021, të organizuar nga Institucioni Publik Parku KombëtarGaliçica dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, u mbajtën debate publike online mbi Projekt Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar Galiçica për periudhën 2021-2030 dhe Projekt Raportin e Vlerësimit Strategjik të ndikimit ndaj mjedisit të Planit të Menaxhimit.
Në debatin e parë publik morën pjesë 67 përfaqësues të publikut profesional dhe të gjerë. Drejtori i Drejtorisë së Mjedisit Jetësor Hysen Xhemaili, në fjalën e tij përshëndetëse ju dëshiroi të pranishmëve një ngjarje të suksesshme dhe u shprehu mirënjohje për zhvilluesin e Planit të Menaxhimit PK Galiçica, Institucioni Publik PK Galiçica, i Fondit të Natyrës Prespa-Ohër – PONT i cili siguroi mbështetje financiare për përgatitjen e tij, si dhe për të gjitha institucionet dhe profesionistët që kanë dhënë kontributin e tyre. Draft Plani i Menaxhimit u përgatit në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës dhe Rregulloren për përmbajtjen e Planeve të Menaxhimit dhe programeve vjetore për mbrojtjen e natyrës, për të cilat u dakorduan të gjithë pjesëmarrësit. Diskutuesit mirëpritën Planin e Menaxhimit të përgatitur në mënyrë të pavarur nga të punësuarit eIPPK Galiçica me mbështetjen e MMJPH.
Në debatin e dytë publik morën pjesë 37 përfaqësues të publikut të gjerë dhe profesional. Raporti është përgatitur në përputhje me rregulloret pozitive nga fusha e mjedisit dhe i vlerëson të gjitha ndikimet, përfshirë ato kumulative në Planin e Menaxhimit të Mjedisit dhe natyrën e parkut kombëtar. Në debatin publik mori pjesë zëvendës ministrja e Mjedisit Jetësor Hristina Oxhaklieska,e cila e potencoi pjesëmarrjen e ekspertëve nga MMJPH, veçanërisht nga Sektori për Planifikimin Hapësinor, të cilët përmes Raportit Strategjik të Vlerësimit të Mjedisit në të kaluarën, theksuan ndikimet e mundshme negative në mjedis, duke parandaluar kështu degradimin e kësaj pasurie natyrore.
Procedura për konsultime me publikun do të zgjasë deri më 27.02.2021. Deri në këtë datë, IPPK Galiçica dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor , i presin vërejtjet, rekomandimet dhe komentet në lidhje me dy dokumentet me shkrim.