Shënimi i pesë viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Parisit dhe përfaqësimi më i madh i temës së ndryshimeve klimatike në arsim, temë bisede me Shoqatën Gou Grin

Me kërkesë të organizatës civile Go Green, sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini ,mbajti një takim pune me Antonio Jovanovskin, kryetari i shoqatës, ku biseduan për tema në lidhje me ndryshimin e klimës.

GoGreenMeeting

Para së gjithash, u diskutua për bashkëpunimin në pjesën e shënimit të pesë vjetorit të Marrëveshjes së Klimës të arritur në Paris. Në ngjarjen, e cila është organizuar dhe mbahet nën patronazhin e Ambasadës Britanike me mbështetjen e Ambasadave Franceze dhe Italiane, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor planifikon të shpallë aktivitete drejt ambicieve të zgjeruara klimatike që do të propozohen për miratim nga Qeveria e RMV-së. Ngjarja do të organizohet në vigjilie të Samitit botëror të liderëve mbi Ndryshimet Klimatike, i cili do të mbahet më 12 dhjetor 2020 ku do të marrë pjesë Presidenti i RMV-së Pendarovski. Njëherësh, kjo zhvillohet një vit para Konferencës së 26-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike, e cila do të mbahet në dhjetor 2021 në Glasgov.

Jovanovski e informoi Ministrin për aktivitetet e projektit “Ambasadorët e rinj për ndryshimet klimatike” i cili gjithashtu mbështetet nga Ambasada Britanike në Shkup, i cili përfshinë “Kursin on-lajn të diplomacisë klimatike”, Manualin e rinisë për diplomacinë klimatike, Simulimin e Samitit të klimës ndryshimet dhe pozicionet e të rinjve. U shqyrtuan mundësitë për partneritete potenciale në projekte të tilla edukative.

Diskutimi në pjesën e ripërtëritjes së përmbajtjeve ekologjike në proceset arsimore ishte veçanërisht i rëndësishëm. Me këtë rast, ministri Nuredini informoi në lidhje me bisedimet e zhvilluara me ministren e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska në drejtim të ringjalljes së Paketës së Gjelbër në arsimin fillor, si dhe përfshirjen më të gjerë të temave nga mjedisi jetësor dhe klima në arsimin e lartë. Në takim u ndanë përvoja nga Go Green si rezultat i aktivistëve shumëvjeçarë në këtë fushë.