Dhuratë e natyrës në planetin tonë janë miliona specie që njohim dhe i duam, dhe shumë më tepër që mbeten për t’u zbuluar. Për fat të keq, njeriu shkel në mënyrë të pakthyeshme ekuilibrin e natyrës dhe si rezultat, bota përballet me shkallën më të madhe të zhdukjes së specieve.
Shkaqet e shkatërrimit global reduktimit të paparë dhe të shpejtë në popullsinë e bimëve dhe kafshëve të egra janë të shkaktuara drejtpërdrejt nga veprimtaria e njeriut, ndryshimi i klimës, shkatërrimi i pyjeve, humbja e habitateve, tregtia me kafshë dhe gjuetia e pakontrolluar, bujqësia e paqëndrueshme, ndotja dhe pesticidet. Ndikimet janë shumë të gjera. Lajm i mirë është se shkalla e zhdukjeve ende mund të ngadalësohet nëse marrim masa urgjente globale. Ky është mesazhi kryesor i kremtimit të sivjetshëm të Ditës së Planetit Tokë.
Me mbajtjen e një ore-mësimi ekologjik mbi rëndësinë e mbrojtjes së pasurisë dhe diversitetit të biodiversitetit me çka vendi ynë është mjaft i pasur dhe me mbjelljen e fidanëve të pemëve në kopshtin zoologjik, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nëpërmjet Zyrës për Komunikim me Publikun dhe Qytetin e Shkupit janë bashkuar me aksionin e grupit global për të shënuar ditëlindjen e planetit Tokë.
Orën ekologjike e përgatiti Biljana Stevanovska nga Projekti i Binjakëzimit i MMJPH dhe SIKE- Instituti i Mjedisit Jetësor të Finlandës: “Përforcimi i kapaciteteve për zbatimin efektiv të legjislacionit evropian në fushën e mbrojtjes së natyrës”.Me mbajtjen e eko-orës u mbështet edhe rekomandimi bazë i Konventës Korrnizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) për të shënuar këtë Ditë, se arsimi ka një rëndësi primare për ndikimin e ndryshimeve klimatike, ndërmarrja e masave dhe veprimeve të përbashkëta për mbrojtjen e biodiversitetit si dhe zhvillimi i qëndrueshëm, me çka përmirësohet shëndeti dhe mirëqenia e gjithë komunitetit.
Pastaj, studentët e Gjimnazit SHMQSH “Orce Nikollov” dhe mbrojtësit nga Qendra për Personat me Aftësi të Kufizuara Intelektuale “Poraka” u bashkuan në aranzhimin e hortikulturës së një pjese të Kopshtit Zoologjik duke mbjellë fidane.
Kjo ngjarje u mbështet nga NP Parqet dhe Gjelbërimi -Florakom, Kopshti Zoologjik i Shkupit dhe organizata ” Cities for Forests “, e cila në nivel global punon për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e pyjeve.
Sipas të dhënave të Rrjetit për shënimin e Ditës së Planetit Tokë, në aksionin e sivjetëm më të madh të qytetarëve u kyçën më shumë se një miliard njerëz në 192 vende të botës