Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot mori pjesë në seancën e 21-të të Kuvendit të Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e mirëseardhjes, Oxhaklieska theksoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në standardizimin e metodave për analizën e mbeturinave dhe ujërave sipërfaqësore, tokës dhe zhurmave të aplikuara nga Laboratori Qendror për Mjedisin Jetësor.
– Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e hapur për bashkëpunim dhe jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në avancimin e kësaj fushe dhe miratimin e standardeve që janë të nevojshme për punën tonë dhe do të kontribuojnë në përmirësimin e situatës në mbrojtjen e mjedisit jetësor – theksoi zëvendësministrja.
Në këtë seancë, njëkohësisht u shënua edhe 30 vjetori i standardizimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe 20 vjet nga themelimi i Institutit për standardizim.