Si anëtarë të delegacionit qeveritar, ministrja e Mjediit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu u përkulën dhe vendosën lule para sarkofagut të revoluacionarit të madh Goce Dellçev në kishën “Sveti Spas” në Shkup. Me këtë shënuan 120 vjetorin e vdekjes së këtij ideologu të madh – sinonim i luftës së popullit për liri, i cili më shumë se një shekull e kuptonte botën si fushë për një garë kulturore të kombeve.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe delegatët e Kuvendit, të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ushtrisë, të Shoqatës së Luftëtarëve, të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë, Qytetit të Shkupit, të partive politike, trupit diplomatik si dhe admirues të tjerë të veprimtarisë së Goce Dellçevit nderuan dhe bënë homazhe tek sarkofagu i njeriut të madh.
Me përkujtim për të vdekurit, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit G.G. Stefan.